Do të rrumbullakohet sistemi i kanalizimit në komunën e Zhelinës

(21.03.2016) Sot, në komunën e Zhelinës ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z.Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës z.Fatmir Izairi nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në v.b Trebosh”. Me rindërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit në të cilën plotësisht do të lidhen rreth 450 subjekte të reja, kryesisht do të rrumbullakohet sistemi i kanalizimit 30 kilometra në komunën e Zhelinës. Në këtë mënyrë sipas deklaratës të ministrit Izairi do të sigurohet infrastruktura themelore e domosdoshme jo vetëm për cilësinë e jetës së banorëve të kësaj komune, por edhe për të mbrojtur më mirë mjedisin.

Projekti financohet përmes bashkëfinancimit dhe duhet të përfundojë deri në fund të qershorit të këtij viti.