Shukova: Po punojmë edhe për ngritjen e kapaciteteve për menaxhim të suksesshëm të procesit të negociatave për anëtarësim në BE

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë, E.T. Ami Larson Xhain, në mënyrë solemne i ndanë certifikatat për grupin e parë i cili e përfundoi kursin e anëtarësimit për qasjen në mjedis në BE në Akademinë e Mjedisit të BE-së. Kursi u nda në tre module të dizajnuara për të mbuluar të gjithë legjislacionin e BE-së, me referencë të veçantë në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Veprimi Klimatik. Grupi i parë nga vendi ynë përbëhej kryesisht nga përfaqësues të administratës shtetërore, ndërsa grupi rajonal përfshinte përfaqësues nga Serbia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Шукова Работиме на градење на капацитети за успешно водење на преговарачиот процес за пристап кон ЕУ

- Investimi në kapacitetet administrative në këtë mënyrë, nëpërmjet Akademisë së BE-së për Mjedisin, paraqet një mbështetje të konsiderueshme në procesin e negociatave në fushën e mjedisit, sepse krijimi i kuadrit të mirëtrajnuar në institucione dhe përfshirjen e tyre në procesine ardhshëm të negociatave do të japë rezultate. Gjithashtu, duhet theksuar se pjesëmarrja në Akademinë e përfaqësuesve nga vende të ndryshme të rajonit, në të ardhmen, do të mundësojë lidhjen dhe shkëmbimin e përvojave në nivel rajonal dhe do të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit në procesin e negociatave – theksoi me këtë rast ministrja Shukova.

3

Në periudhën nga prilli deri në dhjetor 2023 do të mbahet Akademia e dytë radhazi e BE-së për Mjedisin, në të cilën do të mund të aplikojnë përfaqësues nga sektori joqeveritar.

8

Veprimtaria u organizua nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti i BE-së për Administratën Publike.

10