Shukova në Takimin Koordinues Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Prishtinë

Ballafaqimi me sfidat rajonale mjedisore dhe klimatike përmes zbatimit të Planit të Veprimit për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe promovimit të bashkëpunimit rajonal, me referemcë të veçantë për ekonominë qarkore, ishte në fokus të fjalimit të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, në panel-diskutimin e nivelit të lartë, organizuar në kuadër të Takimit Koordinues Rajonal për Ballkanin Perëndimor, me titull “Revolve to Evolve – Go Circular”, që u mbajt sot në Prishtinë.Panel_diskusija_Shukova

Ministrja Shukova në fjalimin e saj theksoi se jemi të vetëdijshëm për sfidat (degradimi i mjedisit jetësor, ndryshimet klimatike, humbja e diversitetit biologjik, menaxhimi i mbeturinave, tranzicioni i energjisë) me të cilat po përballen vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por theksoi se këto sfida në të njëjtën kohë shihen si mundësi për rritje dhe zhvillim.

-          Masat prioritare të veprimit synojnë përshpejtimin e tranzicionit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, zbatimin e programeve efektive për reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave, mbrojtjen dhe restaurimin e habitateve natyrore dhe biodiversitetit, promovimin e metodave të qëndrueshme të transportit dhe infrastrukturën. Të gjitha këto sfida duhet të harmonizohen me kapacitetet kombëtare absorbuese, me marrëveshjet dhe detyrimet ndërkombëtare që lidhen me qëndrueshmërinë mjedisore dhe proceset e tjera paralele në rajon, siç është Plani i ri i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor – theksoi Shukova, duke shtuar se qasja strategjike e Maqedonisë së Veriut për përshpejtimin e reformave themelore për integrim progresin me tregun e përbashkët të Unionit dhe tranzicionin socio-ekonomik, si dhe harmonizimin me ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e Bashkimit Evropian, është në përputhje me Planin e ri.Panel_diskusija_Sukova_Prishtina

Më tej, në fjalimin e saj, ministrja Shukova iu referua përpjekjeve aktuale në zbatimin e parimeve të ekonomisë qarkore, e cila paraqet një kornizë transformuese për zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe është kyç për arritjen e synimeve klimatike kombëtare, rajonale dhe globale.

Në fjalimin e saj, ajo iu referua përvojave pozitive nga masat e zbatuara dhe shprehu kënaqësinë që ndalimi i përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshe dhe ndalimi i përdorimit të produkteve të ambalazhuara në zonat e mbrojtura njihet dhe mirëpritet nga rajoni.

-          Sfida jonë është koordinimi i të gjitha proceseve aktuale në nivel kombëtar (veçanërisht atij raportues) në mënyrë që të gjitha veprimet, synimet dhe masat të jenë të qëndrueshme dhe të arritshme. Natyrisht, udhëzimet janë të qarta, ato janë pjesë e Deklaratës së Sofjes dhe Planit të Veprimit për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian. Nevojitet një partneritet qeveritar/privat (biznes)/akademi/OJQ, por mbi të gjitha nevojitet njohja dhe mirëkuptimi i qëllimeve dhe detyrave të pritura që rezultojnë nga legjislacioni i BE-së – përfundoi Shukova.Panel_diskusija_Sukova_Prishtina_1

I fokusuar në Ekonominë Qarkore, ky aktivitet synonte të identifikonte nevojat rajonale, të zbulonte boshllëqet e financimit dhe të përmirësonte koordinimin midis donatorëve, bizneseve, sektorit industrial, qytetarëve dhe ekonomive të vendit të Ballkanit Perëndimor, duke i shtyrë ato drejt neutralitetit klimatik që duhet të arrihet deri në vitin 2050.Panel_diskusija_Prishtina

Ngjarja organizohet nga Qendra Rajonale për Bashkëpunim dhe projekti EU4Green.