U formua trupi kordinues për ballafaqimin me situatën dhe dëmet nga përmbytjet në rajonin e Tetovës dhe Komisioni për vlerësimin e dëmeve të pronësisë së patundshme dhe të tundshme

a(04.08.2015) Sot në hapësirat e Qeverisë u mbajtë Konferencë për shtyp, në të cilën Nurhan Izairi ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Vlladimr Peshevskin zëvendëskryetarin e Qeveris i obliguar për çështje ekonomike dhe Teuta Arifin kryetare e komunës së Tetoivës, e informuan publikun për aktivitetet të cilat ndërmerren në nivel shtetëror dhe lokal për largimin e pasojave nga stuhia që e kaploi rajonin e tetovës.

Në lidhje me konkluzionin e mbledhjes së nëntëdhjetë e tretë të Qeverisë së RM-së, u formua trupi kordinues ad-hoc për ballafaqimin me situatën dhe dëmet nga përmbytjet që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm në Tetovë dhe rajonin e Tetovës me të cilin do të menaxhojë zëvendëskryetari i Qeverisë Vlladimir Peshevski, ministri Nurhan Izairi dhe kryetarja e komunës Teuta Arifi. Gjithashtu, është formuar edhe Komisioni për vlerësimin e dëmeve të pronësisë së patundshme dhe të tundshme të rajoneve të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në këtë rajon.