Takim me Kryetarin e Komunës së Bogovinës

Ministri Nuredini zhvilloi një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu. Në takim u diskutua për aktivitetet e nevojshme përgatitore për realizimin e projektit për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Pallçishtë, si dhe mbështetjen e nevojshme për rishikimin dhe plotësimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve për ujërat e zeza në vendbanimet Pirok dhe Pallçishtë. Gjithashtu, u diskutua edhe për progresin e punimeve ndërtimore të projektit aktual për ndërtimin e sistemit për bartjen e ujërave të zeza komunale në vendbanimin Bogovinë dhe vendbanimin Kamjan, për të cilën MMJPH ka ofruar mbështetje financiare.

Sredba_Nuredini_gradonacalnikBogovinje