Me mjetet financiare të MMJPH-së do të pastrohen 32.381 metra kub mbeturina nga 27 deponi të paligjshme në të gjithë vendin deri në mesin e dhjetorit

CistenjeDeponii_1Nga mesi i muajit dhjetor, do të përfundojnë aktivitetet për pastrimine 27 deponivetë paligjshme në të gjithë shtetin, me ç’rast gjithsej 32 381 metra kub mbeturina do të transportohen në lokacione tëpërshtatshme. Përkatësisht, mbeturinat nga 10 deponitë ilegale që gjenden në komunën e Rosomanit me sasi prej gjithsej 1.320 metra kub, grumbullohen dhe transportohen në deponinë “Teneçe Zhica” në fsh. Rosoman, komuna e Rosomanit, deponi e cila aktualisht drejtohet nga ndërmarrja publike e komunës. Pastaj, pastrohen mbeturinat nga 3 deponi të paligjshme në komunën e Shuto Orizarit dhe 6 deponi të paligjshme në komunën e Sarajit, gjithsej 6,520 metra kub dhe transportohen në deponinë SHA Drislla , Shkup. Në rajonin e Pollogut mbeturinat nga deponitë ilegale pastrohen në dy lokacione – komuna e Bogovinës, fsh. Kamjan, v.q.. “Çiflik” dhe komuna e Vrapçishtitfsh. Propadishte – Gradeçki most, gjithsej 9,500 metra kub. Këto mbeturina pastaj transportohen në deponinë Rusino, komuna e Gostivarit.

Pastrimi dhe transportimi i mbeturinave nga 10 deponi ilegale kryhet edhe në komunën e Dibrës, ku mbeturinat në një sasi prej 5 471 metër kub transportohen në deponinë “Deponia e Qytetit” në lokalitetin Krivci, Dibër, e cila drejtohet nga ndërmarrja publike e komunës.

Në komunën e Strumicës, mbeturinat pastrohen nga 2 lokacione në komunën e Strumicës (fsh. Murtino dhe shtrati i lumit Tërkajna) dhe transportohen në deponinë e Dobrashincit komuna e Vasilevës në sasi prej 9 570 metër kub, e drejtuar nga ndërmarrja publike e komunës së Strumicës.

Aktivitetet kanë për qëllim largimin e mbeturinave komunale të depozituara në mënyrë të paligjshme në këto komuna, pastrimin dhe rrafshimin e vendeve ku janë hequr dhe transportimin e mbeturinave në vende të kontrolluara për depozitim. Këto vende, megjithëse nuk i plotësojnë kushtet për deponi standarde, ende përdoren dhe kontrollohen nga komunat. Mbeturinat e larguara në vendet e kontrolluara do të kompaktohen dhe mbulohen, duke minimizuar kështu ndikimin e tyre në mjedisin jetësor.