Me fondet paraqasëse të BE-së po rikonstruktohet dhe zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Prilep

DSC_0853(28.11.2014) Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zëvendës kryeministri i Qeverisë dhe ministri i Financave Zoran Stravrevski, shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav dhe kryetari i komunës së Prilepit Marjan Risteski e vizituan lokacionin ku vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për realizimin e projektit „Rikonstruktimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Prilep“.

- Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjendet para sfidave të mëdha në sektorin e ujërave, sidomos në lidhje me përmbushjen e kërkesave të përmbledhura në direktivat e BE-së të cilat kanë të bëjnë me furnizimin me ujë, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Në këtë drejtim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si organ përgjegjës kompetent për realizimin e obligimeve në Sektorin e Ujërave, e inicion këtë projekt në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Paraqasëse – IPA.Projekti ka të bëjë me rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në qytetin e Prilepit me një gjatësi prej gjithsej 23 km dhe mbikëqyrje të punëve. I njëjti mbështetet financiarisht nga IPA Programi Operativ për Zhvillim Rajonal 2007-2013 me vlerë të përgjithshme prej 6.263.360 еuro për marrëveshjen për ndërtim dhe 996.460 еuro për marrëveshjen për mbikëqyrjen e punëve ndërtimore. Nga të gjitha mjetet, 85% janë financuar nga IPA dhe 15% janë bashkëfinancime kombëtare–theksoi ministri Izairi në fjalimin e tij.

Projekti ka një rëndësi të posaçme për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor meqë paraqet projektin e parë ndërtimor të financuar nga IPA dhe të parin nga shumë investime të ardhshme në sektorin e ujërave.