Takim në rajonin planor të Shkupit për përgatitjen e Planit Hapësinor

Në takimin koordinues në rajonin planor të Shkupit, u prezantua metodologjia për përgatitjen e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dokument planor me rëndësi të lartë kombëtare dhe aktivitetet përgatitore për përgatitjen e tij.

Sipas zëvendësministres Oxhaklieska, në procesin e hartimit të Planit Hapësinor duhet të përfshihen aktivisht edhe njësitë e qeverisjes lokale që do të ofrojnë dokumentacionin, të dhënat dhe informacionet e nevojshme, në mënyrë që të hartohet një plan i cili do të kontribuojë në përpjekjet për arritjen e zhvillimit të balancuar rajonal në vend.