KUMTESË

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligjit për Mjedisin, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, Ju fton në Debatin publik në lidhje me Draft-Planin për Menaxhimin e Zonës së Mbrojtur ( ZM ) “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031 dhe në debatin publik për Draft-Raportin për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit për Draft-Planin e Menaxhimit të ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031.

Osogovo

MMJPH dhe NP “Pyjet Kombëtare” e informojnë publikun e interesuar se dy debatet publike për shkak të situatës me COVID 19 në vend do të zhvillohen online në platformën ZOOM më 12 Prill 2022 (e martë) edhe atë:

Debati publik për Draft-Planin e Menaxhimit të ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031 do të mbahet me fillim në ora 9:00 në linkun e mëposhtëm:

https://us02web.zoom.us/j/87234707749?pwd=TkxhdWxJMFBkbktQa3Y4S0k1cFgxQT09

Meeting ID: 872 3470 7749

Passcode: 771027

Debati publik për Draft-Raportin e Vlerësimit Strategjik të Mjedisit të Draft-Planit do të mbahet me fillim në ora 12:00 në linkun e mëposhtëm:

https://us02web.zoom.us/j/87234707749?pwd=TkxhdWxJMFBkbktQa3Y4S0k1cFgxQT09

Meeting ID: 872 3470 7749

Passcode: 771027

Draft plani i menaxhimit të ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031 është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e MMJPH në linkun e mëposhtëm: https://www.moepp.gov.mk/wp-content/uploads/2015/01/Nacrt-Plan-za-upravuvanje-ZP-Osogovski-Planini_24.01.2022.pdf

Draft-Plani i Menaxhimit për ZM “Malet e Osogovës” për periudhën 2022 – 2031 së bashku me Draft-Raportin për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit për Draft-Planin është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e NP Pyjet Kombëtare në linkun e mëposhtëm:http://www.mkdsumi.com.mk/aktuelnosti.php?a=216&page=8

Vërejtjet ose sugjerimet tuaja mund t’i paraqisni në debatet publike ose më së voni 10 ditë nga mbajtja e tyre në adresat e mëposhtme të kontaktit:

NP „Pyjet Kombëtare“   komunikacii@mkdsumi.com.mk

Bul „Shën. Klimenti i Ohrit“, Shkup (Universiteti Europian) dhe një kopje në

 

Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, infoeko@moepp.gov.mk  Sheshi “Presveta Bogorodica” nr. 3, 1000 Shkup.