Mbahet trajnimi për kundërvajtje për të punësuarit në komuna në fushën e mjedisit jetësor

Trajnimi për kundërvajtje mjedisore për të punësuarit në komuna në fushën e mjedisit jetësor, i cili u mbajt dje onlajn, u hap nga zëvendësministrja e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska.

Trajnimi iu kushtua procedurave kundërvajtëse dhe paraqitjes së kërkesave për fillimin e procedurave kundërvajtëse kryesisht tek Komisioni për Kundërvajtje në Ministri dhe kompetencat që i kanë komunat, përkatësisht inspektorët e autorizuar të mjedisit në përputhje me ligjet në fushën e mjedisit. Meqë Komisioni për Kundërvajtje dhe Komisioni për marrëveshje veprojnë sipas kërkesave për fillimin e procedurave kundërvajtëse dhe procedurave të marrëveshjes të paraqitura nga inspektorët shtetërorë të mjedisit dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit, është thelbësore të vendoset bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë i institucioneve në nivel qendror dhe lokal. 

- Institucioni ynë mbetet i hapur për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e dilemave të mundshme në zbatimin e procedurave si dhe mbështetjes për arritjen e qëllimit të përbashkët siç është mbrojtja e mjedisit. Konsideroj se këto ngjarje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për komunikim më të mirë në drejtim të mbrojtjes efektive dhe efikase të mediave dhe zonave në mjedisin jetësor – tha zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska

 

Trajnimi u ndoq nga inspektorët shtetërorë të mjedisit jetësor, inspektorët e autorizuar të mjedisit jetësor dhe përfaqësues të tjerë të Njësive të vetëqeverisjes lokale.