Programi Operativ Sektorial IPA 3 synon drejtëpërdrejtë ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e ujit dhe mbeturinave

“Programi operativ sektorial për mjedisin jetësor për IPA 3 për 2024-2027 bazohet në politikat sektoriale kombëtare në fushën e menaxhimit të ujërave dhe mbeturinave, si dhe në dokumentet strategjike të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Me të parashikojmë zbatimin e projekteve infrastrukturore për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave që drejtëpërdrejtë janë të destinuara dhe mbështesin punën e vetëqeverisjes lokale” – njoftoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova në fjalimin përshëndetës në ngjarjen për prezantimin e Programit dhe konsultimin e të gjithë palëve të interesuara lidhur me të.Sektorska programa_IPA

Gjegjësisht, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, i mbështetur nga projekti “Përkrahje në politikat reformuese, anëtarësimin dhe efektivitetin” (SUPRAE) i financuar nga BE-ja dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, bënë një analizë gjithëpërfshirëse të nevojave dhe projekteve që do të propozoheshin për financim në kuadër të IPA 3. Kriteret kryesore të përzgjedhjes ishin pjekuria e projekteve dhe kontributi i tyre i drejtëpërdrejtë në përmbushjen e kërkesave të procesit të eurointegrimit për Kapitullin 27 mbi mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Udhëheqësi për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Steffen Hudolin, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e komunikimit të grupit punues sektorial për mjedisin jetësor dhe veprimin klimatik me të gjitha palët e interesuara lidhur me Programin e ri operativ sektorial sepse detyrat e ardhshme kërkojnë bashkëpunim dhe zbatim të përbashkët. Sipas tij, rruga e trasuar e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kërkon planifikim strategjik, monitorim dhe fokusim në prioritetet në mjedisin jetësor.Sektorska programa_IPA_1

Për dallim nga IPA 2, ku më shumë vëmendje i kushtohet përmirësimit të kapaciteteve teknike, në IPA 3 fokusi vendoset tek investimet në mjedisin jetësor.

Në këtë Program Operativ Sektorial Mjedisor për IPA 3 për 2024 – 2027 është paraparë projekt për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në Veles dhe ndërtimin e një stacioni të pastrimit përafërisht për 53.000 banorë ekuivalent në vlerë prej 37 milionë euro.

Projekti i dytë i rëndësishëm është përfundimi i sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave për rajonet Lindore dhe Verilindore. Nëpërmjet IPA 2 po zbatohet faza e pare, ku tashmë janë prokuruar paisje – automjete për grumbullimin e mbeturinave për kompanitë publike dhe ka filluar mbyllja e deponive të egra në rajonin Juglindor. Njëkohësisht, së shpejti do të fillojë edhe tenderi për ndërtimin e deponisë dhe stacioneve të transferimit. Me Programin Operativ Sektorial do të prokurohen paisjet e nevojshme për deponinë, do të mbyllen deponitl e mbetura ilegale dhe do të sigurohen paisje për të gjitha komunat për përzgjedhjen e mbeturinave në këto dy rajone. Investimi është në vlerë prej 36,5 milionë euro.

Projekti i tretë i referohet mbështetjes teknike për zbatimin e programit operacional. Në këto projekte, bashkëfinancimi i BE-së është në vlerë prej 70 milionë EURO. Si projekte reservë janë paraparë përgatitja e dokumentacionit, si dhe zbatimi i një projekti infrastrukturor për zgjerimin e kanalizimit dhe ndërtimin e një stacioni të pastrimit për Kavadarin, si dhe ndërtimi shtesë i sistemit për largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë, për të cilin përveç bashkëfinancimit vendor, do të shqyrtohet mundësia e bashkëfinancimit të projekteve nga donatorë të tjerë apo kredi.Sektorska programa_IPA_2

Zbatimi i Programit Operativ Sektorial është përgjegjësi e MMJPH-SË, SÇE-së por edhe e komunave në të cilat realizohen projektet. Njëkohësisht, Sektori për financim qendror dhe lidhje të kontratave dhe Delegacioni i BE-së në Shkup janë po aq përgjegjës. Sipas ministres Shukova, çelësi i realizimit të suksesshëm është bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët për realizimin e qëllimeve të programit. Nga ana tjetër, investimi në mjedisin jetësor në vendin tonë është çelësi i negociatave me BE-në dhe pa financim të mjaftueshëm dhe efikas në sektorin e mjedisit jetësor, nuk do të mund të përmbushim kërkesat e legjislacionit të BE-së që do të ndikojnë në kornizën kohore për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Në prezantim morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shkup, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe donator në Maqedoninë e Veriut, institucione dhe dhe organizata financiare ndërkombëtare, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe shoqatave të tyre dhe të sektorit joqeveritar.