Punëtoria për zhvillimin e kapaciteteve për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike në vendet e UNESCO-s

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot mbajti fjalim përshëndetës në hapjen e punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit “Ndërtimi i një të ardhmeje rezistente ndaj ndryshimeve klimatike: zhvillimi i kapaciteteve për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në vende të përzgjedhura të UNESCO-s në Evropën Juglindore”, e cila nga 17 deri më 21 tetor 2022 mbahet në Ohër.Zamenik_UNESCO_3

Projekti do të kontribuojë që rajoni i Evropës Juglindore të bëhet më rezistent ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimi i tij janë vendet e UNESCO-s nga vendet përfituese: Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Zëvendësministrja Oxhaklieska, theksoi se vendi ynë, i cili i përket një prej rajoneve më të cenueshme nga ndryshimet klimatike në botë, ka një diversitet të pasur dhe unik biologjik dhe trashëgimi kulturore, të krijuar nga ndikimet e kulturave dhe traditave të ndryshme.Zamenik_UNESCO

- Rajoni i Ohrit është një nga zonat e pakta të mbrojtura nga UNESCO për shkak të trashëgimisë së tij natyrore dhe kulturore. Por është edhe shembull i një zone që është nën presion serioz nga njeriu, si dhe nga ndryshimet klimatike – tha Oxhaklieska, duke shtuar se Ministria e Mjedisit jetësor e njeh trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore në vendin tonë si një nga sektorët më të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.Zamenik_UNESCO_2

Prandaj, sipas saj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike të përfshihet në të gjitha politikat ekzistuese dhe të ardhshme të qeverisë, në përputhje me përgatitjen e Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike. Ndërsa, duke marrë parasysh efektet ndërkufitare të ndryshimeve klimatike dhe zonave të mbrojtura ndërkombëtare, për një mbrojtje afatgjatë, më gjithëpërfshirëse dhe më të mirë, ne si shtete shpesh jemi të detyruar për një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar, siç është rasti me këtë puntori, që mundëson komunikim të përmirësuar, planifikim të përbashkët cilësor dhe shkëmbim idesh dhe përvojash.

Zamenik_UNESCO_1

Punëtoria organizohet nga Byroja Rajonale e UNESCO-s për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar për UNESCO të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Morën pjesë përfaqësues nga organet menaxhuese të vendeve të UNESCO-s nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe palë kryesore të interesit dhe ekspertë në fushën e: ndryshimeve klimatike, menaxhimit dhe mbrojtjes së rrezikut nga fatkeqësitë dhe promovimi i rezervave të biosferës dhe vendeve të trashëgimisë botërore.