Funksionimi i zgjeruar i PONT në rajonin e Ohrit

 

Проширено делување на ПОНТ во Охридскиот регионZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, dje, mori pjesë në ngjarjen konsultative kombëtare për draft kornizën strategjike të përgatitur nga Fondi i Natyrës “Prespa – Ohër” (PONT), në mënyrë që të zgjerojë aktivitetet e saj në rajonin e Ohrit.

- Mbrojtja e zonave që kanë rrallësi dhe vlera natyrore ka një kontribut të madh në zhvillimin socio-ekonomik në vend. Ngjarja e sotme për zgjerimin e aktiviteteve të PONT në rajonin e Ohrit është një mundësi për të gjithë palët e interesuara, përfshirë organet shtetërore dhe komunat e Strugës, Ohrit, Vevçanit dhe Debërcës, të gjitha organizatat relevante të shoqërisë civile që veprojnë në rajonin e Ohrit dhe palët e tjera të interesuara për të diskutuar dhe paraqitur vërejtjet dhe komentet në lidhje me draftin e kornizës strategjike – tha zëvendës ministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës.

Ajo shtoi se me zgjerimin e aktiviteteve të PONT në rajonin e gjerë të Ohrit, do të ketë përparim në drejtim të mbrojtjes dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe theksoi se me rëndësi të veçantë është mbështetja e subjekteve për menaxhim të zonave të mbrojtura në vendin tonë, të cilat sot përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 13.47 % e territorit kombëtar.

Në këtë ngjarje u prezentuan aksionet prioritare të draft kornizës strategjike të zonës më të gjerë të Ohrit, u ndanë përvojat nga mbështetja e PONT për rajonin e Prespës dhe PONT u prezantua si një mekanizëm jo tradicional për mbështetje financiare për mbrojtjen e biodiversitetit.

Fjalim mbajti edhe drejtorja ekzekutive e Fondit të Natyrës Prespa-Ohër (PONT), Mirijam de Koning.
Bashkëpunimi mes MMJPH-së dhe PONT filloi në vitin 2018 me nënshkrimin e Marrëveshjejes kornizë midis Fondit të Natyrës Prespa-Ohër (PONT) dhe Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Bashkëpunimi i suksesshëm me PONT rezultoi në ndihmën financiare të PONT në valorizimin e trashëgimisë natyrore dhe përgatitjen e planeve për menaxhimin e zonave të mbrojtura, siç janë rastet me PK Pelister, PK Galiçica, Monumenti i Natyrës (MN) –Burimet e Vevçanit dhe MN Liqeni i Prespës.