Ne vazhdojmë të mbrojmë natyrën, të identifikojmë zona të reja NATURA 2000 dhe të parandalojmë tregtinë e llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës

Sot në Tetovë, rrëzë Malit Sharr u mbajt ngjarja për fillimin zyrtar të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”.Natura2000

Në fjalimin përshëndetës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se po vazhdojmë me aktivitetet për mbrojtjen e natyrës. Kësaj radhe përmes zbatimit të direktivave të BE-së për Habitatet dhe Zogjtë, të cilët janë mekanizmat bazë ligjorë për vendosjen e rrjetit ekologjik Europian Natura 2000, si dhe për përgatitjen dhe zbatimin e rregullores CITES për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të faunës dhe florës së egër.

- Deri më tani kemi identifikuar 12 zona të mundshme Natura 2000, ndërsa projekti i ri IPA na mundëson të vazhdojmë me identifikimin dhe përcaktimin e zonave të tjera, në mënyrë që në fushën e mbrojtjes së natyrës të realizojmë interesat kombëtare, por edhe të përgatitemi për hyrje në BE – tha Nuredini.

-Me kënaqësi të veçantë po filloj këtë iniciativë sot – edhe një shembull tjetër i mbështetjes praktike që BE-ja i jep Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, ne po i ndihmojmë vendit të përmirësojë mbrojtjen dhe ruajtjen e habitateve natyrore dhe kafshëve të egra, duke e përgatitur në të njëjtën kohë për anëtarësimin në BE dhe pjesëmarrjen në Natura 2000 – rrjeti më i madh dhe më i suksesshëm i zonave të mbrojtura në botë. Kjo iniciativë do të bashkojë përpjekjet e autoriteteve kombëtare dhe lokale, shoqërisë civile, si dhe bashkësive lokale” – tha shefi i Delegacionit t- BE-së, ambasadori evropian David Geer.Natura 2000_3

Në këtë ngjarje foli edhe drejtori i parkut kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, i cili theksoi se parku i ri kombëtar ngadalë por në mënyrë të sigurt po vendos themelet e funksionimit të suksesshëm, dhe mundësia për t’u identifikuar si zonë e ardhshme NATURA 2000 dhe vendosja e rregullores ligjore për parandalimin e tregtisë ndërkombëtare me llojet e egra të rrezikuara të florës dhe faunës do të lehtësojë inkorporimin e standardeve evropiane në zhvillimin e parkut kombëtar.

Qëllimet e projektit i prezantoi drejtuesi i ekipit të projektit, Daniel Bogner, duke theksuar se zbatimi i suksesshëm në masë të madhe varet nga përfshirja dhe diskutimi i suksesshëm i rezultateve të projektit me të gjitha palët e interesuara.

Projekti përbëhet nga dy komponentë: Komponenti për Natura 2000 dhe Komponenti për CITES.natura 2000_1

Pjesa kryesore në komponentin Natura 2000 është puna në terren në të gjithë vendin për të vlerësuar më shumë se 20 zona të mundshme. Puna në terren do të mbështetet me të dhëna nga kërkimi në distancë dhe një softuer i veçantë GIS i bazuar në ueb për menaxhimin e duhur të të dhënave për habitatet dhe speciet. Gjithashtu, do të mundësohet program për informimin e publikut për Natura 2000.

Qëllimi i komponentit CITES është të arrijë harmonizimin e plotë të legjislacionit kombëtar me Rregulloren dhe Konventën CITES të BE-së për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së egër. Kjo do të bëhet duke kontrolluar harmonizimin e akteve ligjore ekzistuese që rregullojnë mbrojtjen e natyrës dhe përmes hartimit të legjislacionit të ri/rishikuar. Do të programohet softuer special për të lëshuar leje për tregti.Natura 2000_2

Shfrytëzuese e projektit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe i njëjti do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2024. Projekti zbatohet nga NIRAS me partnerët: Shoqëria Ekologjike Maqedonase (SHEM), FARMAHEM, Shoqëria Polake për Mbrojtjen e Zogjve (Stiching Birdlife Europe) dhe organizata për kërkime në distancë dhe transferimin e teknologjive EFTAS (Remote Sensing and Transfer of Technologies).