U prezantuan studimet sektoriale për përgatitjen e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021 – 2040

“Konsultat me organizatat e shoqërisë civile, komunitetin akademik, qytetarët, komunat, përfaqësuesit e institucioneve kombëtare, të rinjtë dhe ekipet ndërkombëtare të ekspertëve, gjatë përgatitjes së Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021 – 2040 si dokument strategjik, mundëson që ne të gjithë së bashku të krijojmë vizionin për zhvillimin e vendit tonë për 20 vitet e ardhshme” – theksoi zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska në fjalimin e saj gjatë punëtorisë së sotme ku u prezantuan studimet sektoriale në kuadër të përgatitjes së Planit të ri Hapësinor të vendit.PP_2021_2040

Përgatitja e Planit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2040, si strategjia më e lartë kombëtare për zhvillim të përgjithshëm afatgjatë, është në fazën e hartimit të bazës së dokumentacionit, e cila përfshin përgatitjen e studimeve nga disa fusha që Plani i përpunon.PP_2021_2040_Zamenik Ministerka

Sipas Metodologjisë për përgatitjen e Planit Hapësinor është paraparë të përgatiten studime nga 20 fusha të ndryshme, prej të cilave 16 tashmë janë përgatitur. Përveç prezantimit të studimeve sektoriale, në prani të të gjitha ekipeve punuese, do të diskutohen qëllimet e tyre, zgjidhjet planifikuese dhe masat dhe aktivitetet për të kuptuar më lehtë aspektet specifike të secilës fushë dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e hapësirës në vend.Odzaklieska_PP_2021-2040