U prezantuan rezultatet e Studimit për trajtimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadoren e Suedisë në RMV, shkelqësia e saj Kristin Forsgren Bengtsson, kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska dhe përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së nl Maqedoninë e Veriut Armen Grigorjan sot morën pjesë në ngjarjen ku u prezantuan rezultatet e Studimit për proporcionin e ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit.

Rezultati_Studija_zagaduvaci_vozduh

- Jam i kënaqur që me hartimin e studimit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit” rezultatet e të cilit janë prezantuar sot është treguar një angazhim serioz i komunitetit shkencor i cili edhe në bazë shkencore ka vërtetuar se burimet e ndotjes janë pothuajse identike me ato që i kemi marrë ne si bazë në krijimin e masave dhe politikave – tha ministri Nuredini, duke theksuar se sa i përket ndotjes së ajrit në kryeqytetin Shkup nevoitet një qasje serioze për zëvendësimin e mënyrave të ngrohjes, gazifikimit, efikasitetit më të lartë të energjisë dhe kursimi i energjisë të cilat kushtëzohen nga tendencat moderne ekonomike, si dhe vendosjen e regjimeve të përmirësuara të trafikut dhe sigurimi i transportit publik funksional miqësor ndaj mjedisit, i cili do të reduktojë përdorimin e automjeteve të veta.

Rezultati_Studija_zagaduvaci_vozduh_1

Me rregulloren e përmirësuar, rriten detyrimet në nivel lokal për hartimin e planeve për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ndërmarrjen e masave intervenuese, me përmirësimin e sistemit monitories shtetëror për cilësinë e ajrit, por edhe me detyrime dhe përgjegjësi të qarta në përputhje me Ligjin e ri për Mbikëqyrje Inspektuese dhe Ligjin për Emetime Industriale, MMJPH pret përmirësim edhe më të dukshëm të cilësisë së ajrit.