U prezantuan rezultatet nga faza e parë e Studimit për mbeturinën e rrezikshme në Republikën e Maqedonisë.

DSC_0922Sot, në Odën Ekonomike të Maqedonisë, në kuadër të projektit “Parandalimi i integruar dhe kontrolli i ndotjes në Maqedoni” u mbajt tryeza e rrumbullakët, në të cilën para publikut të interesuar u prezantuan rezultatet nga faza e parë e Studimit për mbeturinën e rrezikshme në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi i cili para të pranishmëve tha:

- Qëllimi i tryezës së rrumbullakët të sotme është që informohet publiku më i gjerë i interesuar rreth përgatitjes së studimeve të fizibilitetit për trajtimin me mbeturinën e rrezikshme që gjenerohet në Republikën e Maqedonisë.

Në fakt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte e obliguar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që ta përgatis Studimin dhe deri në fund të janarit të vitit 2015 t’i prezantoj rezultatet dhe drejtimet të cilat do të dalin nga i njëjti.

Studimin e përgatisim në kuadër të projektit i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, për çka edhe njëherë me këtë rast dëshirojë publikisht t’ju falënderohem për mbështetjen të cilën me bujari ia japin vendit tonë.

Ai duhet që t’i jep drejtimet në të cilat do të lëvizin politikat e ardhshme për menaxhimin me mbeturinat e rrezikshme në vend dhe të jep të dhëna precize në lidhje me sasitë e mbeturinave të rrezikshme që gjenerohen dhe mënyrat e mundshme për trajtim.

Takimi i sodit është një mundësi që t’i diskutojmë rezultatet e mara  nga faza e parë e përpunimit të studimit dhe të shkëmbejmë përvoja. Të dhënat tregojnë se për momentin ekziston një mungesë e një sistemi përkatës për menaxhimin me mbeturinat e rrezikshme, kapacitetin e pamjaftueshëm institucional dhe zbatimin real të rregullave ligjore në këtë sferë. Mënyra aktuale e menaxhimit me mbeturinat, për fat të keq në Republikën e Maqedonisë mund të karakterizohet si sub – standard nga aspekti i resurseve njerëzore dhe financiare, si dhe mos ekzistimi i sistemit përkatës për lajmërim, përkatësisht përcjelljen e llojeve dhe sasive të mbeturinave të rrezikshme nga institucionet kompetente përkatëse me rregullat ligjore. Të gjithë këto faktorë mund të rezultojnë me ndotje të rëndësishme të mjedisit jetësor dhe  kërcënimin e shëndetit të njeriut.

Prandaj propozoj që ta dëgjojmë së pari prezantimin për rezultatet e deritanishme që përfshihen në këtë version të studimit dhe t’i dëgjojmë drejtimet të cilat janë dhënë, pastaj së bashku ta komentojmë dhe gjithsesi të japim mendimet tona ose propozimet konkrete.