U prezentuan përvojat dhe vizionet për menaxhim rajonal me mbeturinat në Maqedoni për arritjen e standardeve evropiane

DSC_0422(27.05.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot në Ohër mbajti fjalë përshëndetëse në konferencën e katërt ndërkombëtare me radhë me temë : “Menaxhimi rajonal me mbeturinat”. Në këtë ngjarje, ekspertë të vendit dhe të huaj nga sfera e menaxhimit me mbeturinat, i prezentuan punimet e tyre me qëllim që të jepet një vizion për drejtimin në të cilin duhet të lëvizim dhe për mënyrën në të cilën duhet ta trajtojmë rrethinën.

Arsyet pse gjendja e tanishme e menaxhimit me mbeturinat në Maqedoni nuk i plotëson standardet e dëshiruara, sipas ministrit Izairi, janë në hedhjen e pakontrolluar të mbeturinave nga ana e krijuesve të pandërgjegjshëm të mbeturinave (kompanive ose qytetarëve) dhe krijimi i të ashtuquajturave deponi të egra, por edhe për shkak të punës jo të mirë të ndërmarrjeve komunale, por edhe për faktin se grumbullimi i mbeturinave komunale bëhet në rreth 70% nga territori i vendit. Një pjesë e ndërmarrjeve komunale kanë probleme financiare, mekanizëm të vjetëruar që në mënyrë plotësuese ndikojnë në cilësinë e menaxhimit me mbeturinat. Nga ana tjetër, me trajtimin joadekuat të mbeturinave humben materiale dhe energji e rëndësishme.

Sipas tij, prej këtu rrjedh nevoja e ndërmarrjes së masave radikale për t’u vendosur një sistem i mirë për menaxhim me mbeturinat.

Për tejkalimin e kësaj gjendjeje e me qëllim të realizimit të sistemeve efektive dhe efikase për menaxhim me mbeturinat janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me mbeturinat në drejtim të vendosjes së modelit të menaxhimit të integruar rajonal me mbeturinat.

Lidhur me atë se ku gjendet për momentin Maqedonia me implementimin e këtyre masave, ministri Izairi theksoi:

Në shtator të vitit 2014 u miratuan Planet rajonale të menaxhimit me mbeturinat për Rajonin Planor Lindor dhe Verilindor, të financuara nga projekti IPA “Përgatitja e Planeve rajonale për menaxhim me mbeturinat për Rajonin Planor Lindor dhe Verilindor “.

Pastaj, janë përgatitur detyra projektuese për “Përgatitjen e studimeve projektuese (Studimet e fizibilitetit, Vlerësimi i ndikimit ndaj mjedisit jetësor, analiza e shpenzimeve), projekti kryesor dhe ndihma për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit për ndërtimin e deponive dhe stacioneve transferuese rajonale në pajtim me standardet e BE-së për Rajonin Planor Lindor dhe Verilindor”, në vlerë prej 2.5 mil.euro, i financuar në kuadër të programit operativ për zhvillim rajonal 2010-2011. Projekti pritet që të startoj në gjysmën e dytë të vitit 2015 dhe do të implemntohet në periudhë prej 24 muajve.

Në rrjedhë janë gjithashtu, dy detyra projektuese për përgatitjen e specifikave teknike për furnizimin publik të pajisjes dhe dokumentacionit projektues për mbylljen e deponive jo standrade në këto dy rajone. Qëllimi i këtyre projekteve është që të përpunohen të gjitha dokumentet planore si dhe dokumentacioni i tenderit dhe në vitin 2017 përmes programit IPA 2 të aplikohen projekte infrastrukturore për financimin e ndërtimit të dy deponive dhe stacioneve transferuese rajonale.

Paralelisht me këtë, u përgatitën detyrat projektuese për katër rajonet tjera (Pollogut, Shkupit, Vardarit dhe atij Jugperëndimor), në bazë të të cilave do të zhvillohen dokumentet e nevojshme për themelimin e një sistemi të integruar dhe të pavarur financiarisht për menaxhimin me mbeturinat në këto rajone. Të njejtat do të financohen në kuadër të IPA komponentës 3. Vlera e përgjithshme e projektit është 3,9 milion euro. Projekti do të implementohet në një periudhë prej 15 muajsh.

Qëllimi i projektit është përgatitja e katër planeve rajonale për menaxhim me mbeturinat dhe studimet e fizibilitetit për projeke investuese me vlerësimin e ndikimit ndaj mjedisit jetësor, analizën financiare dhe dokumentacionin e tenderit për aplikim për mjetet për ndërtimin e deponive. Pritet që projekti të filloj në gjysmën e dytë të vitit 2015.

Në shtator të vitit 2014 u mor vendimi për ndërprerjen e procedurës për ndarjen e koncesionit për menaxhimin e integruar rajonal me mbeturinat komunale në Rajonin planor të Pollogut dhe Rajonin planor juglindor. Komunat në Rajonin planor juglindor dhe atë të Pollogut në janar të vitit 2015 morën Vendime për lidhjen e marrëveshjes për asocimin e themellimit të një sistemi për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal dhe formuan Këshillin ndërkomunal për menaxhim me mbeturinat dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Mbeturinat. Komunat e bashkuara në këtë rajon janë në fazën e miratimit të dokumentacionin planor të plotë dhe në këto dy rajone është marrë vendim i përbashkët që të shpallet një thirrje e re publike për fillimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për menaxhimin e integruar rajonal me mbeturinat komunale në këto dy rajone

Në këtë ngjarje, fjalë përshëndetëse mbajtën edhe drejtorja ekzekutive e ADKOM-it Lolita Stojanovska, kryetari i ADKOM-it Igor Spasovski, përfaqësuesi NP Higjiena komunale- Shkup Rakip Doçi, zv/kryetari i komunës së Ohrit Angel Janev dhe përfaqësuesi i BNJVL-së.

Konferencën e organizuan ADKOM dhe NP Higjiena komunale- Shkup, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë.