Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe u.d dekanja e Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, prof. dr. Biljana Angjusheva sot nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit me të cilin shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Потпишан Меморандум за соработка со Технолошко-металуршкиот факултет

Sipas Oxhaklieskës, ky bashkëpunim do të mundësojë gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta efektive në krijimin dhe aplikimin e politikave “të gjelbërta” përmes formimit të ekipeve të përbashkëta ekspertësh për zhvillimin e projekteve aplikative, futjes me sukses të teknologjive të reja për arritjen e standardeve mjedisore, si dhe shfrytëzimin e mbështetjes profesionale, shkencore dhe teknike në përgatitjen e analizave të ekspertëve në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

1-6

Me Memorandum mundësohet shfrytëzimi i kushteve tekniko-profesionale, materialeve, dhomave dhe laboratorëve të Fakultetit Teknologjik Metalurgjik, si dhe laboratorit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Nënshkrimi i dokumentit është rezultat i nevojës për lidhjen e institucioneve përkatëse për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm, për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, të gjelbër dhe cirkulare.

2-4