FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORINË PËR DRAFT-LIGJIN PËR PLANIFIKIM HAPËSINOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike Maqedonase, organizon punëtori për prezantimin e versionit punues të draft-Ligjit për Planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e projektit “Përmirësimi i lidhshmërisë në Brezin e Gjelbër Ballkanik”. Punëtoria do të mbahet më 20 dhjetor 2023 në Klubin e deputetëve, Shkup, me fillim nga ora 10:00. Qëllimi i punëtorisë është prezantimi dhe diskutimi i përmbajtjes së draft-Ligjit me ekspertët përkatës në fushën e planifikimit hapësinor, me qëllim të hartimit të një draft-Ligji më të mirë dhe solid për planifikimin hapësinor.

Me rastin e ngjarjes së përmendur, Ju ftojmë të merrni pjesë në punëtori dhe praninë tuaj të kontribuoni në realizimin e suksesshëm të punëtorisë.

Njëkohësisht, ju lusim që të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në punëtori duke nominuar së paku dy përfaqësues, dhe të na e konfirmoni në mënyrë elektronike në stojanov@mes.org.mkjo më vonë se 15.12.2023.