Birraria Shkup merr Lejen e re A -të integruar ekologjike për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes

Pivara-A_ied_1(22.01.2020) “Leja e re A-e integruar ekologjike është konfirmim i të gjitha përpjekjeve dhe investimeve të deritashmetë Birrarisë Shkup në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe njëherësh është një garanci që kompania do të vazhdojë të zbatojë plotësisht dhe vazhdimisht standardet më të larta në këtë fushë të parapara nga legjislacioni ynë, duke filluar nga përzgjedhja e lëndëve të para, përmes kontrollit të procesit të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjesderi në menaxhimin e paketimit,”theksoiministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, me rastin e dhënies së lejes së re A-të integruar ekologjike që do të jetë e vlefshme gjatë shtatë vitevetë ardhshme në Birrarinë Shkup.

Përkatësisht, një delegacion i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinori udhëhequr nga ministri Naser Nuredini, sot realizoi vizitë pune në Birrarinë Shkup SHA Shkupme ç’rast edhe zyrtarisht u dorëzua Leja e ripërtërirë A – e integruar ekologjike për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes.

Ky dokument konfirmon investimet shtesë dhe mbajtjen e nivelit më të lartë të kontrollit të ndikimit të mundshëm të kompanisë ndaj mjedisit jetësor. Me Lejen e re ekologjikejanë përfshirë dhe vlerësuar të gjitha ndryshimet në infrastrukturë dhe proceset teknologjike që Birraria Shkup ka bërë që nga marrja e lejessë mëparshme ekologjike, e lëshuar në gusht 2012 e deri më sot.

Ambasadorjae SHBA-së Kejt Mari Bërns, ambasadori iHolandës Dirk Jan Kop dhe kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, gjithashtu mbështetën përfundimin e suksesshëm të procesit dhe marrjen e lejes së re ekologjike.

Gjatë vizitës, grupi, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës Dirk Jan Kop,shikoi repartet e Birrarisë Shkup, ku ekspertët prezantuan procesin dhe traditën e gjatë të prodhimit të birrës, ndërsa vizituan edhe objektin ku prodhohet Koka-Kola.

U vizitua gjithashtu edheimpiantipërtrajtimin-bio të ujit, që është një inovacioni teknologjisë së lartë në industrinë e vendit dhe siguron kursime dhe pastrim të plotë të të gjithë ujit të përdorur në procesin e prodhimit.