Oxhaklieska në një ceremoni me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Pyjore

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot mori pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Pyjore, Arkitekturës së Peizazhit dhe Eko-Inxhinierisë “Hans Em”.

Оџаклиеска на свеченост по повод 75 години од основање на Факултетот за шумарски

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Fakultetin e Shkencave Pyjore, ekspertiza e së  cilës është e një rëndësie të madhe për krijimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, miratimin e zgjidhjeve ligjore dhe zhvillimin dhe miratimin e dokumente strategjike dhe planifikuese. Me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e stafit profesional nga ky institucion u realizuan një sërë projektesh të rëndësishme: Mali Sharr u shpall Park Kombëtar, u përpilua harta e erozionit dhe harta e vegjetacionit, Strategjia e Biodiversitetit dhe Strategjia e Natyrës, Strategjia Afatgjate e Veprimit për Klimën, Plani i Veprimit për të luftuar shkretëtirëzimin dhe shumë projekte të tjera me interes të përbashkët.

Оџаклиеска на свеченост по повод 75 години од основање на Факултетот за шумарски н

Bashkëpunimi vazhdon edhe në marrjen e hapave konkretë për rehabilitimin e dëmeve nga përmbytjet dhe në organizimin e aksioneve për pyllëzim.

Në këtë aktivitet u promovua videoklipi më i ri i përgatitur me rastin e 75-vjetorit të ekzistimit të UKIM HEF dhe Monografia “75 vjet Fakulteti i Shkencave Pyjore, Arkitektura e Peizazhit dhe Eko-inxhinieri Hans Em (1947-2022)”.