Oxhaklieska në një ngjarje të rrjetëzimit ndërmjet kompanive dhe institucioneve maqedonase dhe gjermane

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, foli në takimin hibrid për rrjetëzimin ndërmjet kompanive dhe institucioneve maqedonase dhe gjermane, i cili u mbajt sot në Shkup.

Оџаклиеска на настан за вмрежување помеѓу македонски и германски компании и инстит

Qëllimi i ngjarjes ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet kompanive maqedonase dhe gjermane dhe prezantimi i klimës së biznesit në  Maqedoninë e Veriut para investitorëve gjermanë dhe prezantimi i programit të bursave për profesionistët e rinj.

- Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë dhe është e fokusuar në inkurajimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të rajonit të  Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lokal të shteteve dhe mbështet zbatimin autonom të politikave të BE-së – tha zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hapës.

3

Sipas saj, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm edhe në fushën e ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike ndërsa  me rëndësi të madhe është veprimi i përbashkët dhe avancimi i bashkëpunimit me vendet fqinje në drejtim të menaxhimit të burimeve ujore, si dhe arritjes së një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe rural.

IMG-a1cea2715f1e78fcfa32e599b9277929-V

Ngjarja u organizua nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (ANK) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).