Oxhaklieska në takim koordinues me kryetarët e rajonit planor Lindor për përgatitjen e Planit Hapësinor në RMV

Оџаклиеска на кординативната средба со градоначалниците од Источниот плански региоZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, dje mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor Lindor, që u mbajt në komunën e Koçanit. 

Në takimin koordinues me kryetarët e rajonit planor Lindor u prezantua procesi i përgatitjes së Planit Hapësinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me rajonet planore mund ta afrojmë vizionin e zhvillimit me realitetin në të cilin duam të jetojmë. 

- Të kuptuarit e nevojave dhe potencialit hapësinor të rajoneve planore do të na mundësojë që realisht t’i prezantojmë masat planifikuese dhe, natyrisht, kufizimet brenda të cilave duhet të lëvizim në planifikimin e ardhshëm të hapësirës – tha Oxhaklieska. 

Qendra për zhvillimin e rajonit planor Lindor përfshin 11 komuna: Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovc, Karbincë, Koçan, Makedonska Kamenica, Pehçevë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.