Oxhaklieska në Asamblenë Klimatike të Shkupit: Ligjet duhet të zbatohen dhe respektohen

“Trajtimi i ndotjes së ajrit kërkon një qasje bashkëpunuese dhe të integruar në të gjitha nivelet, pushtetin qendror, pushtetin vendor, komunitetin e biznesit dhe qytetarët. Vetëm kështu mund ta arrijmë qëllimin që është me interes të përbashkët, sepse të gjithë thithim të njëjtin ajër” – theksoi zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska në seancën e sotme të Asamblesë së Klimës për trajtimin e ndotjes në Shkup.

климатско собрание1Projekti synon të bashkojë palët e ndryshme të interesit dhe të mundësojë shkëmbimin e mendimeve, pikëpamjeve dhe zgjidhjeve të propozuara për të inicuar një mobilizim më efikas të të gjitha forcave dhe njohurive në dispozicion për zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha në kryeqytetin e vendit, ndotjen e ajrit.

климатско собрание 2Sipas Oxhaklieskës, qeveria qendrore, duke punuar për harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë evropian, ka bërë përparim të konsiderueshëm për rregullimin e detyrimeve dhe të drejtave në këtë fushë, por zbatimi i saj është ende një sfidë. “Ligjet duhet të zbatohen dhe respektohen,” shtoi Oxhaklieska.

Në këtë ngjarje foli edhe ish-kryetari i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski, ndërsa hyrjen në ngjarjen e seancës e bëri Gorjan Jovanovski, eskpert i kësaj fushe.

3 - климатско собраниеAsambleja Klimatike e Shkupit është projekt i shoqatës së qytetarëve të Institutit ZIP, i financuar nga Fondacioni Evropian për Klimën, dhe Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian.