Оxhaklieska: Përfshirja e të rinjve në Axhendën e Gjelbër është jetike

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska mori pjesë në konferencën me temë “Pjesëmarrja e të rinjve dhe përfshirja e të rinjve në agjendën e gjelbër, si bazë për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe të gjelbër” që u mbajt sot në Kumanovë, organizuar nga Qendra për Dialog Ndërkulturor (QDN).

Оџаклиеска Инволвираноста на младите луѓе во Зелената агенда е од витално значење

Duke theksuar se tema pa mëdyshje thekson rolin e rëndësishëm që kanë të rinjtë në ndërtimin e politikave të gjelbra dhe në zhvillimin e një të ardhmeje të gjelbër, zëvendësministrja Oxhaklieska shpjegoi në fjalën e saj hyrëse:

- Përfshirja e të rinjve në Axhendën e Gjelbër është me rëndësi jetike, zëri i tyre është një mjet i fuqishëm dhe vizioni i tyre është një platformë mbi të cilën bazohet e ardhmja, për të cilën  së bashku vendosim se deri në çfarë mase do të jetë e begatë dhe e qëndrueshme dhe nëse do të jetë e ndritshme dhe e gjelbër. Të rinjtë janë ata që do t’i mbijetojnë pasojave, ndaj janë të vetëdijshëm se duhet të jenë më të zëshmit në luftën për një shoqëri të gjelbër dhe një të nesërme më të mirë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdimisht mbështet aktivitetet që kanë për qëllim forcimin e aktivizmit rinor. Shembull i suksesshëm ishte projekti “Diplomacia Klimatike”, në kuadër të të cilit u mbajtën trajnime për njëzet pjesëmarrës të rinj nga vendi për t’u njohur me konceptin e diplomacisë klimatike. Nga kjo erdhi një ngjarje ku ambasadorët e rinj të përzgjedhur për ndryshimet klimatike simulojnë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP26 dhe përballen me të gjitha sfidat dhe pasojat e zgjidhjeve të propozuara. 

- Si shtet i kushtojmë vëmendje të veçantë ndërtimit të politikave rinore dhe gjetjes së mekanizmave, jo vetëm për edukimin e tyre mjedisor, por edhe për përfshirjen reale të tyre në procesin e krijimit të politikave dhe vendimmarrjes. Është e qartë se të rinjtë kanë pikëpamje të forta dhe zgjidhje të shkëlqyera kreative se si mund të përfshihen me përfaqësuesit e publikut ekspert dhe të administratës publike në trajtimin e ndryshimeve klimatike – tha zv.ministrja.

IMG_20221215_154617

Strategjia kombëtare për të rinjtë 2016-2025 përcakton parimet dhe udhëzimet bazë për veprimin e të gjithë aktorëve në shoqëri që do të çojnë në përmirësimin e pozitës socio-ekonomike të të rinjve dhe në krijimin e një mjedisi krijues që do t’u mundësojë të rinjve të ushtrojnë të drejtat, nevojat dhe interesat e tyre. Edhe pse mbrojtja e mjedisit nuk është ndër fushat e detajuara me interes për të rinjtë në këtë strategji, ajo është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e mjedisit natyror dhe cilësisë së jetës dhe është e lidhur ngushtë me shëndetin dhe prosperitetin e të rinjve. 

Zgjidhjet konkrete dhe reale në vendin tonë për të dëgjuar zërin e të rinjve janë të shumëanshme dhe përfshijnë: një gamë të gjerë aksionesh mjedisore që organizohen në kuadër të procesit arsimor, gjithashtu aktivitetet më të mëdha dhe masive të pastrimit të mbetjeve përfshijnë gjithmonë organizatat më masive rinore, dhe si një nga projektet më inovative është platforma “Rinia për Klimën”, e krijuar me qëllim që të përfshijë zërin dhe vizionet e të rinjve në përgatitjen e një dokumenti jashtëzakonisht të rëndësishëm të quajtur Kontributi Kombëtar për Ndryshimet Klimatike në Marrëveshjen e Parisit.