OXHAKLIESKA: Mbrojtja e natyrës përmes menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska sot në ambientet e Klubit të deputetëve, mori pjesë në seancën e katërt të Grupit punues V – Mjedisi jetësor (Kapitulli 27) i Konventës Kombëtare për BE-në në RMV, që u mbajt me temën. : “Mbrojtja e natyrës nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve”.

ОЏАКЛИЕСКА Заштита на природата преку одржливо управување со шумите

MMJPH, si ministri e linjës, i njeh pyjet si pasuri natyrore dhe në këtë drejtim synohen aktivitetet në rivlerësimin e vlerave në zonat e mbrojtura ekzistuese dhe shpalljen e zonave që propozohen për zona mbrojtjeje. Nëpërmjet bashkëpunimit me institucione shkencore dhe ekspertë, po zhvillohen aktivitete intensive për identifikimin e habitateve natyrore, specieve bimore dhe shtazore dhe shpendëve, të rëndësishme për vendin dhe BE-në, me qëllim identifikimin dhe ngritjen e zonave potenciale “Natura 2000″.

IMG_20220623_175656

- Pyllëzimi i qëndrueshëm dhe rigjenerimi i pyjeve të degraduara mund të rrisë përthithjen e CO2, ndërkohë që përmirëson rezistueshmërinë  e pyjeve dhe promovon bio-ekonominë rrethore, dhe është e rëndësishme t’i përmbahen parimeve mjedisore që janë të favorshme për ruajtjen e biodiversitetit. Burimet natyrore nuk janë të pashtershme, dhe natyra i nënshtrohet ndikimeve të dëmshme nga aktivitetet njerëzore dhe nëse nuk kujdesemi për të, një neglizhencë e tillë do të ndikojë negativisht tek të gjithë ne. Pasojat kanë fytyra të ndryshme. Le të kujtojmë pandeminë botërore, përmbytjet e shkaktuara nga prerjet e egra të pyjeve në zonat gërryese, zjarret që shkatërruan një sipërfaqe të madhe pyjore vitin e kaluar, ku jetonin shumë specie të rralla dhe endemike bimore dhe shtazore. Prandaj ne punojmë së bashku përmes zbatimit të politikave në nivel kombëtar, për të kontribuar në ruajtjen dhe ripërtëritjen e vlerave natyrore në vendin tonë – tha Oxhaklieska.

IMG-c789b710f4de0d6bb2eb6f304e9f83de-V

Në takim folën edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave  Abdylshyqyr Abedini, ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV David Gere, ambasadori i Republikës Sllovake Henrik Markush, kryetarja e Qendrës për ndryshime klimatike Bojana Stanojevska-Peçurovska, përfaqësues të NP Pyjet Kombëtare, si dhe profesorë nga Fakulteti i Pylltarisë, Arkitekturës së Peizazhit dhe Ekoinxhinierisë “Hans Em”.