Oxhaklieska në Stamboll në Konferencën Rajonale për Mjedisin

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në Konferencën e 5-të rajonale mjedisore “IREMCON” me temë “Lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të mbeturinave”, e cila mbahet në Stamboll nga 27 deri në 28 prill.

Оџаклиеска во Истанбул на интернационална конференција за животната срединаNë konferencën rajonale në të cilën marrin pjesë institucione, kompani dhe organizata të shoqërisë civile nga Bashkimi Evropian, Ballkani dhe Turqia, diskutohet rëndësia e menaxhimit të mbetjeve për një ekonomi globale rrethore dhe lufta efektive kundër ndryshimeve klimatike.

2Zëvendësministrja Oxhaklieska, e cila ishte një nga folësit kryesorë, theksoi se pikërisht ky lloj shkëmbimi i përvojave dhe ndihmës, para së gjithash nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ndërmjet institucioneve dhe kompanive përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave nga shtetet e afërta që na rrethojnë, janë më se të vlefshme për të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Republikën e Maqedonisë, në arritjen e kritereve të larta evropiane në fushën e menaxhimit të mbeturinave, aplikimit të teknologjisë më moderne në dispozicion dhe krijimit të një ekonomie rrethore edhe në vendin tonë.

viber_image_2023-04-28_10-19-49-333Në aktivitetin e mbajtur në “Tuyap Fair and Congress Center” ( Tujap – Qendra e panairit dhe kongresit) në Stamboll, përveç Ministrisë Turke të Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike dhe kompanive turke në fushën e menaxhimit të mbetjeve, përvojat e tyre ndanë edhe folës nga institucione dhe kompani nga Portugalia, Kroacia, Bullgaria dhe R. e Maqedonisë së Veriut.