Kanë filluar aktivitetet për miratimin e Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument të natyrës

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, hapi takimin e punës me përfaqësues të organizatave joqeveritare, të organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në drejtim të fillimit të aktiviteteve për miratimin e Projektligjit për shpallja e liqenit të Ohrit për monument të natyrës.Zamenik_Ohrid

Zëvendësministrja në fjalimin e saj hyrës iu referua rëndësisë së miratimit të këtij Projektligji për Liqenin e Ohrit, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s, për të mundësuar mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore të kësaj zone unike.

Nga Daniel Bogner (Zyra Rajonale e IUCN-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) mbajti një prezantim mbi Studimin mbi Valorizimin e Vlerave Natyrore të Liqenit të Ohrit. Pastaj u prezantuan parimet bazë dhe struktura e Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për Monument të natyrës, e cila ishte përgatitur dhe miratuar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës. Më pas vijuan diskutimet, vërejtjet, propozimet dhe pyetjet nga përfaqësues të organizatave joqeveritare.Zamenik_Ohrid_spomenik na kultura

Procedura për miratimin e Projektligjit udhëhiqet nga MMJPH-së në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente dhe të gjitha komentet konstruktive që synojnë në përmirësimin e Projektligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit për monument natyror janë dhe do të mirëpriten dhe të përfshira në tekstin përfundimtar të ligjit.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga 10 organizata civile që punojnë në fushën e mjedisit.