Është zhvilluar takim me ambasadorin spanjoll Garcia

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova ka zhvilluar një takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës shkelqësia e tij, Jose Luis Lozano Garcia.Sredba_Sukova_Ambasador_Spanija
Në takim u theksua miqësia shumëvjeçare dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht mbështetja e Spanjës në proceset integruese evropiane, si dhe hapja dhe vullneti për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ata diskutuan për projektet aktuale twinning në fushën e mbeturinave, kontrollit dhe parandalimit të ndotjes industriale dhe mbikëqyrjes inspektuese, të cilat zbatohen me mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës, si dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Si një fushë të veçantë interesi, ambasadori Garcia theksoi menaxhimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Në të njëjtën kohë, ambasadori Garcia theksoi se ka një interes të madh në mesin e kompanive spanjolle që ofrojnë teknologji të reja, për të marrë pjesë në thirrjet për ndërtimin e sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza.