Komunat miratojnë plane lokale veprimi për menaxhimin e mbeturinave, si një hap drejt vendosjes së një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave

Katërmbëdhjetë komuna partnere në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimit kanë zhvilluar dhe miratuar me sukses planet e tyre lokale të veprimit për menaxhimin e mbeturinave (LAP), që është një hap drejt promovimit të Sistemit të Integruar Rajonal të Menaxhimit të Mbeturinave në vend.

Këto plane, të zhvilluara nga komunat dhe të mbështetura në mënyrë teknike nga SALAR International, dhe me mbështetjen financiare të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), tregojnë një përkushtim kolektiv për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me Planet Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave, planet lokale të veprimit përfaqësojnë hapin e parë drejt një sistemi të integruar rajonal të menaxhimit të mbeturinave.Ato u japin përparësi veprimeve të tilla si ofrimi i shërbimeve të mbeturinave për sa më shumë përdorues të jetë e mundur, krijimi e një sistemi për përzgjedhjen e mbeturinave dhe grumbullimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, si dhe reduktimin e sasisë së mbeturinave që përfundojnë në deponi, duke kontribuar kështu në arritjen e objektivave kombëtare për ripërdorimin, riciklimin, përpunimin dhe parandalimin. Përveç kësaj, ata fokusohen në rritjen e ndërgjegjësimit në komunitete për praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

Aktivitetet e përshkruara në planet lokale të veprimit janë zhvilluar me një theks të fortë në promovimin e një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore. Kjo do të thotë që veprimet adresojnë në mënyrë të barabartë nevojat e grupeve të margjinalizuara, duke siguruar njëkohësisht optimizimin e shërbimeve komunale të mbeturinave për t’iu përshtatur më mirë nevojave të grave në komunitet.

Bazuar në mësimet e nxjerra gjatë procesit të zhvillimit të planeve lokale të veprimit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është optimiste për ekzistimin e një qasjeje të përbashkët dhe gjithëpërfshirëse në planifikim me komunat partnere në mënyrë që të formohet një Plan vijues Rajonal i Menaxhimit të mbeturinave, i cili është planifikuar për vitin 2026.

Planet lokale të veprimit që janë hartuar deri më tani janë në dispozicion në linqet vijuese:

Komuna e Manastirit

Komuna e Demir Hisarit

Komuna e Novacit

Komuna e Ohrit          

Komuna e Kërçovës

Komuna e Mogillës   

Komuna e Plasnicës

Komuna e Demir Hisarit

Komuna e Dollnenit

Komuna e Resnjës     

  Komuna e Debrcës

Komuna e Vevçanit

Komuna e Krushevës