Trajnim për monitorimin dhe konservimin e troftës së Prespës

Zëvendës ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska,sot e hapi trajnimin online për monitorimin dhe konservimin e troftës së Prespës, i cili realizohet në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo Peristericus) në Parkun Kombëtar të Pelisterit dhe Rajonin e Prespës”. Projekti financohet nga PONT (Prespa Ohrid Natuture Trust) dhe CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund)dhe zbatohet nga Fondacioni Ballkanik për Zhvillim të Qëndrueshëm (FBZHQ).

- Shpresoj se rezultatet dhe të dhënat nga projekti do të pasurojnë bazën e të dhënave shkencore për troftën e përroit të Prespës dhe do të kontribuojnë në përcaktimin e gjendjes së popullatës së kësaj specie dhe gjithashtu do të japin një kontribut të rëndësishëm në rishikimin e Planit të Veprimit për mbrojtjen e Troftës së përroit të Prespës – tha Oxhaklieska në fjalimin e saj.

Në trajnim morën pjesë ekspertë, përfaqësues të institucioneve shkencore, nga Parku Kombëtar i Pelisterit, komuna e Resnjës, organizatat joqeveritare, studentë dhe palë të tjera të tanguara.