NUREDINI: Urime Birrarisë për 100 vjet funksionim të suksesshëm dhe për aktivitetet dhe investimet në mbrojtjen e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Birrarisë së Shkupit, mori pjesë në sesionin e sotëm që menaxhmenti i birrarisë ia kushtoi të arriturave të kësaj kompanie në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe partneritetit të suksesshëm me institucionet, vepruesit kolektivë me mbeturinat dhe miq të tjerë të mjedisit jetësor.

НУРЕДИНИ Честитки на Пивара за 100 години успешно работење и за активностите и инвестирањето во заштитата на животната средина

Në prani të përfaqësuesve të lartë të strukturës së menaxhimit, përfshirë edhe Drejtorin Ekzekutiv të grupacionit Coca-Cola HBC AG Zoran Bogdanoviq dhe Dimitar Alexiev Drejtor Ekzekutiv për Evropën në HEINEKEN, ministri Nuredini i uroi përvjetorin dhe shumë vite të tjera të suksesshme si kompani që i kushton vëmendje të veçantë dhe investon në mbrojtjen e mjedisit jetësor, veçanërisht në trajtimin e mbeturinave nga paketimi.

1

Ecja nëpër atë rrugë të arritjes me sukses të qëllimeve të përbashkëta mjedisore kërkon ndërtimin e partneriteteve të forta, tha Nuredini, duke theksuar se vetëm me bashkëpunim interaktiv dhe shkëmbim të përvojave, ideve dhe iniciativave mund të arrihen rezultate të dukshme në trajtimin e mbeturinave.