Nuredini: Takim me ambasadorin e BE-së David Geer

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim me ambasadorin e BE-së David Geer. Në takim u diskutua për zhvillimin dhe zbatimin e politikave në sektorin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë progresin në harmonizimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit jetësor me atë evropian.

Sredba Nuredini

Duke qenë se mjedisi jetësor po merr primatin e merituar, veçanërisht në periudhën post-Covid, Nuredini dhe Geer diskutuan edhe për mundësitë e investimit të parashikuara në Programin e Reformës Ekonomike, por edhe për kapacitetet në dispozicion për zbatimin e projekteve të mundshme.

Theks i veçantë është vënë në realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të financuara nga Programi IPA.