NUREDINI: Edhe Polonia është e gatshme të na mbështesë në tranzicionin e drejtë drejt burimeve më të pastra të energjisë

НУРЕДИНИ И Полска е подготвена да не поддржи во праведната транзиција кон почистиMinistri Nuredini sot u takua edhe me ambasadorin e Polonisë Wojciech Tyciński i cili në prag të negociatave për klimën në Glasgow, ofroi mbështetjen e Polonisë përmes Programit të sapo miratuar të Fondit Kombëtar për Mjedisin Jetësor dhe Menaxhimin me Ujërat të quajtur Mbështetja Klimatike Polake.  U diskutua edhe për mundësinë e përfshirjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut si partner, veçanërisht në fushën e tranzicionit të drejtë drejt burimeve më të pastra të energjisë, duke qenë se Polonia që nga gushti i këtij viti përfshin edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në vazhdimësi të bashkëpunimit, është planifikuar që ministri Nuredini në Glasgow të takohet me përfaqësues të lartë të Polonisë të cilët janë duke punuar në programin specifik dhe Fondin Kombëtar.