NUREDINI: Në mjedisin jetësor masat prioritare reformuese janë furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të zeza dhe vendosja e sistemit të integruar financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave  

Sostanok_NurediniMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini mori pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë në kuadër të misionit vlerësues të Komisionit Evropian për Programin e Reformave Ekonomike 2022-2024.  Në takim u diskutua për zbatimin e udhëzimeve të politikave të miratuara më 12 korrik të vitit 2021, si dhe për propozimet e dorëzuara për përgatitjen e politikave të reja kyçe për Maqedoninë e Veriut që do të miratohen në Dialogun e ardhshëm Ekonomiko-Financiar (në maj të vitit 2022).

Ministri Nuredini shpjegoi dy masat reformuese që MMJPH kishte synuar dhe propozuar, dhe ato janë zhvillimi i sistemit për furnizim me ujë dhe grumbullim, bartja dhe trajtimi i ujërave të zeza për zbatimin e të cilëve janë siguruar mjete përmes IPA II (2014-2020) dhe kredi nga EIB dhe BERZH dhe vendosja e sistemit të integruar financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.

Mbledhja u organizua nga Ministria e Financave dhe u kryesua nga drejtoresha e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR (Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim) Michaela Matuela.