Teknologjitë e reja – sfidë dhe mundësi për rritje dhe zhvillim më të pastër

Në takimin e sotëm të ministres Shukova me përfaqësuesit e Fakultetit Teknologjik Metalurgjik nga Shkupi, u shkëmbyen një sërë propozimesh për përdorimin e zgjidhjeve të reja teknologjike në disa segmente të jetës me qëllim të reduktimit të prodhimit të mbeturinave (si p.sh. përdorimi/ ripërdorimi i mbetjeve ushqimore, përdorimi i materialeve të reja të përbëra dhe nano si materiale të së ardhmes, trajtimi i mbetjeve ndërtimore, kimike dhe të tjera) dhe një sërë mundësish të tjera ku potenciali i dëshmuar profesional dhe ekspert i fakultetit mund të vëhet në përdorim.Новите технологии-предизвик и можност за почист раст и развој

Ministrja Shukova shprehu gatishmërinë për partneritet në realizimin e aktiviteteve, si dhe në partneritet me palët e tjera të interesit (komunitetin e biznesit dhe sektorin joqeveritar) dhe informoi për statusin e aplikimit për përfshirjen e shtetit në Programin jeta në BE-së.