Njoftimi i aktiviteteve për fillimin e procedurës për miratimin e Ligjit për shpalljen e Kanionit të Matkës për monument të natyrës  

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar procedurën për miratimin e Ligjit për shpalljen e Kanionit të Matkës për monument të natyrës. Pasuria dhe shumëllojshmëria e vlerave natyrore (biodiversiteti dhe gjeodiversiteti) janë arsyet kryesore që Kanioni i Matkës të renditet si një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore në vend. Kanioni i Matkës është i përfshirë në Rrjetin Kombëtar Emerald të zonave me interes të veçantë për ruajtjen e BE-së, dhe specie të shumta të Kanionit të Matkës përfshihen në аnekset e Direktivës së BE-së për Ruajtjen e Habitateve Natyrore të Florës dhe Faunës së Egër (1992/43/EEC) dhe Direktiva e BE-së për ruajtjen e shpendëve të egër (2009/147/EC). 

Në kuadër të projektit BE/UNDP për zonat e mbrojtura: “Përmirësimi i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura” (Skema e Granteve), në bashkëpunim të Qytetit të Shkupit me UNDP-në dhe ekspertë kombëtarë në qershor të vitit 2020, është bërë një rishikim i Studimit për Valorizimin e Vlerave Natyrore të Zonës së Mbrojtur – Monument i Natyrës Kanioni i Matkës lidhur me ndryshimin e propozuar të kufijve ekzistues dhe përcaktimin e zonave të propozuara në SIGJ me përshkrime narrative dhe përcaktim të regjimit të mbrojtjes.  

Në bazë të Studimit, i cili është dorëzuar deri tek MMJPH së bashku me Propozimin për shpalljen e lokacionit të mbrojtur Kanioni i Matkës për monument të natyrës, miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, MMJPH ka përgatitur Draft-Ligjin për shpalljen e Kanionit të Matkës për monument të natyrës. Rishpallja e Matkës duhet të finalizohet me miratimin e Ligjit. Gjithashtu, duhet të përcaktohet edhe menaxhues i zonës së mbrojtur dhe të formohet një strukturë menaxhimi.  

Draft-Ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës për monument të natyrës është shpallur në ueb-faqen e institucionit tonë dhe në portalin www.ener.gov.mk