Parqet kombëtare kanë mbështetje të fortë nga MMJPH-së në menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore

Në kuadër të mbajtjes së takimeve intensive me të gjithë partnerët, bashkëpunëtorët dhe palët e interesuara, ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, zhvilloi një takim pune me drejtorët e të katër parqeve kombëtare në vendin tonë.

Националните паркови имаат силна поддршка од МЖСПП во одржливото управување со при

Në këtë takim u diskutua mbi situatat aktuale për parqet kombëtare, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen në sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Ministrja Shukova, theksoi se MMJPH-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për institucionet publike që menaxhojnë parqet kombëtare dhe u potencuan fushat më prioritare të cilat kanë nevojë për ndihmë nga pushteti qendror. Vlerësimi i landfilleve dhe deponive ilegale, zgjidhja e çështjeve me ndërtimet pa leje, mbështetja në financimin dhe ngritja e shërbimeve të ekosistemit si sistemi i vetëfinancimit të parqeve, ngritja e kapaciteteve, si dhe mbështetja nga MMJPH-ja në ofrimin e ndihmës financiare nga donatorët ndërkombëtarë u thekësuan si pika kryesore të bashkëpunimit.

Drejtorët e parqeve kombëtare e thekësuan komunikimin e mirë të ndërsjelltë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave në mes katër institucioneve publike, por edhe me shërbimet e MMJPH-së.