Мinistri Izairi e hapi punëtorinë për Zbatim ndërkufitar të rregullativës ligjore për ujërat dhe rajonet e mbrojtura natyrore

2(09.03.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe ambasadorja e Republikës së Austrisë në Maqedoni Renate Kobler, sot në Ohër, mbajtën fjalime në hapjen e trajnimit treditor rajonal “Zbatimi ndërkufitar i rregullativës ligjore për ujërat dhe rajonet e mbrojtura natyrore“, me fokus në mbrojtjen e rajoneve të mbrojtura ndërkufitare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Duke theksuar se këtyre pasurive natyrore u nevojitet mbrojtje kolektive dhe e harmonizuar nga organet kompetente nacionale, ministri Izairi shtoi:

- Nevojitet edhe platformë dhe bashkëpunim i përbashkët në zvogëlimin e ndikimeve dhe presioneve, të cilat me vete i bart zhvillimi ekonomik . Pasuritë natyrore nuk janë vetëm resurse, të cilave u nevojitet mbrojtje, por ato janë edhe mundësi për zhvillim rajonal nacional, por me respektim rigoroz të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë punëtori, ekspertë nga Austria dhe Letonia do t’i ndajnë përvojat e tyre praktike në përmirësimin e mbikëqyrjes inspektuese për mbrojtjen e natyrës në përputhje me legjislacionin e BE-së. Theks i veçantë u vu në zbatimin adekuat të Direktivës për mbrojtje të zogjve dhe habitateve, Konventës për tregti ndërkombëtare me lloje të rrezikuara të florës dhe faunës së egër, rregullativës së BE-së për tregti me botën e egër bimore dhe shtazore, si dhe legjislacionit që ka të bëjë me ujërat.

Punëtoria treditore është në kuadër të projektit për lidhje të organeve kompetente nga shtetet anëtare në rrjetin joformal Themis për realizimin e aktiviteteve për mbrojtje të natyrës në rajonet e mbrojtura. Anëtare të këtij rrjeti janë Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova. Mali i Zi dhe Serbia.