Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në vizitë në Dellçevë. U intensifikua realizimi i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në Dellçevë”

Këshilli Drejtues i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë të Dellçevës” miratoi vendimin për zgjerimin e projektit me 1.5 milionë franga të reja zvicerane për ndërtimin e një rezervuari të ri në lokalitetin Çukë të Dellçevës, ndërtimin e objekteve të tjera dhe zhvillimin korporativ të NKP “Bregalnica” por edhe për pjesëmarrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Dellçevës për ndërtimin e një sistemi rë ri të furnizimit me ujë në fshatin Virçe. Ky Vendim do të dorëzohet për miratim nga SECO-BERN, Zvicër.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo

Në seancën e sotme të Këshillit Drejtues të Projektit, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, u diskutua për rrjedhën e realizimit të projektit, dhe u ra dakord për aktivitetet për përshpejtimin e realizimit dhe përfundimin e aktiviteteve deri në fund të korrikut të këtij viti.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo_1

Në kuadër të vizitës ministrja Shukova dhe kryetari i komunës Goran Trajkovski së bashku me përfaqësues të Projektit vizituan terrenin dhe inspektuan ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujit të pijshëm.

Kryetari Trajkovski duke falënderuar Qeverinë zvicerane dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetjen e Projektit, theksoi se realizimi i projektit po ecën mire dhe është në një fazë të avancuar.

- Këto ditë është vënë në punë kontraktori i termocentralit fotovoltaik, i cili do të ketë një kapacitet nominal prej 250kw – pik, i cili pritet të mbulojë pjesërisht nevojat për energji elektrike për puset dhe stacionin e filtrimit. Aktualisht, në objektin e stacionit të pastrimit janë duke u montuar struktura metalike dhe filtrat e pastrimit të ujit. Ka përfunduar rikonstruksioni i odës ndërprerëse dhe rikonstruksioni i stacionit të pompimit në Dellçevë, ndërsa ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë në fshatrat Xvegor dhe Gabrovë është duke vazhduar dhe po bëhen përpjekje për intensifikimin dhe përfundimin e aktiviteteve, tha Trajkovski.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo_2

Ministrja Shukova theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përveç financimit të projekteve aktuale për ndërtimit e sistemit të furnizimit me ujë në fshatrat Xvegor dhe Gabrovë, do të mbështesë komunën për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Virçe, për të cilin do të parashikohen mjete në Buxhetin e ardhshëm.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo_3

- Ajo që dua të theksoj është se komuna e Dellçevës është komunë e cila në aktivitetet e saj ka inkorporuar komponentin e gjelbër, që është përcaktimi ynë strategjik, ka vizion për të aplikuar teknologjitë më të mira të disponueshme në projekte dhe të orientohet drejt shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Një shembull i tillë është pikërisht ky stacion i pastrimit të ujit, i cili me emergjinë diellore do të mbulojë në masë të madhe nevojat për energji elektrike për puset dhe stacionet e filtrimit, theksoi Shukova.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo_4

Ndryshe, Projekti është në vlerë prej 7,3 milionë franga zvicerane. Prej tyre, 6 milionë franga zvicerane janë donacion nga Konferedata Zvicerane, 1,3 milionë franga zvicerane janë investim i Qeverisë, përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe 30,000 franga zvicerane janë pjesëmarrja e Komunës së Dellçevës.Sredba_Minister_Sukova_Gradonacalnik_Delcevo_5

Ministrja Shukova vizitoi edhe kompaninë “Bregal”, një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në Dellçevë, ku së fundi u vendosën panele fotovoltaike me fuqi prej 10 metrash katrorë.