MMJPH-ja e intensifikon bashkëpunimin me ADKOM-in

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesi e Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – ADKOM.

Në këtë takim u diskutua për borxhet të cilat i kanë kompanitë publike në bazë të tarifës për shfrytëzimin e ujit dhe tarifës për shkarkimin e ujit, sipas Ligjit për Ujërat, si dhe u diskutua për themelimin e grupit punues, ku do të përfshihen përfaqësues nga MMJPH-ja, ADKOM-i, Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRESH) dhe Ministria e Financave. Grupi i punës do të mundësojë një koordinim më të mirë dhe gjetjen e zgjidhjeve për këto probleme.

МЖСПП ја интензивира соработката со АДКОМGjithashtu, Ministrja Shukova shprehu gatishmërinë për të mbështetur ADKOM-in në organizimin e Konferencës së 11-të ndërkombëtare “Shërbimet komunale në qytete të zgjuara” e cila do të mbahet më 18-19 tetor 2023 në Shkup.

Gjithashtu u diskutua për një përfshirje më intensive të ADKOM-it në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë në fushën e veprimtarive komunale, në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet ADKOM-it dhe MMJPH-së.