MMJPH: Hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit të grimcave të pezulluara PM 10 në Kërçovë dhe Strumicë

Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 më datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se është tejkaluar në pikën matëse në KËRÇOVË STRUMICË.

Tabela tregon përqëndrimet mesatare ditore të PM 10 në pikën matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

Kërçovë Strumicë
19/12/2023 152.26 185.32
20/12/2023 179.96 206.12

* përqëndrimet janë shprehur në mg/m³

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Strumicës hyjnë në fuqi këto rekomandime dhe masa:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë obligohen të:

  • Rekomandojnë të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) që me rekomandimin e mjekut të familjes të lirojnë grate shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës.
  • Rekomandojnë që të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e tyre të punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00.
  • Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.
  • Sigurimi i kushteve për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimeve të patronazhit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë:

  • Të detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të reduktojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
  • Të sigurojnë kufizimin e punimeve ndërtimore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale:

  • Të sigurojnë strehimore për strehimin e të pastrehëve.
  • Të ofrojnë mbështetje për personat e moshuar të vetmuar përmes vizitave të organizuara

Ministria e Shëndetësisë:

  • Të detyrojë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të paraqesë informatë deri tek ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/ kodit të ICD 10, gjinia, mosha, vendbanimi/komuna), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në baza ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit:

  • Тë fillojë kryerja e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë leje A-PKIN, të kryejë matje kontrolli të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit me një laborator të akredituar për të përcaktuar nëse zbatohen kushtet/masat e përcaktuara në Leje për sa i përket emetimeve në ajër

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:

  • Rekomandim për Instalimet që kanë leje A-PKIN, për reduktimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), që do të thotë se nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.

Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruara të zbatojnë masat e parashikuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga këshillat e komunave.