HARTËZIMI I RREZIQEVE TË KORRUPSIONIT NË MJEDIS

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e analizës: “Hartëzimi i rreziqeve të korrupsionit në mjedis” dhe “Kontrollimi i antikorrupsionit në Ligjin e mjedisit jetësor”, përgatitur me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur i Platformës së organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit – Maqedoni.

ZamenikMinister_nastan_korupcija vo zivotnata sredina

Analizat i referohen ngjarjeve që shënuan vitin 2021 në dy fusha vulnerabël: shëndeti dhe mjedisi.

“Për një luftë efektive kundër korrupsionit në fushën e mjedisit dhe shëndetësisë është i nevojshëm një rishikim i detajuar i dobësive të evidentuara, gjë që lë hapësirë ​​për veprime korruptive në këto fusha. Prandaj mendoj se analizat e këtij lloji dhe diskutimet transparente janë një mjet i mirë që na mundëson si politikëbërës të krijojmë legjislacion të mirë që do të veprojë edhe në mënyrë parandaluese në aspektin e korrupsionit”, tha Oxhaklieska në fjalimin e saj hyrës, duke theksuar se Qeveria e RMV, krahas mekanizmave të shumtë për sigurimin e publicitetit dhe transparencës së punës, e konsideron si hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit edhe përfshirjen e qasjes kundër korrupsionit në analizat sektoriale.

Zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë pjesë aktive në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, në kuadër të së cilës është hartuar një Plan Veprimi i cili përcakton fushat e rrezikut dhe zbulon problemet aktuale, të cilit MMJPH do t’i duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe veprime. si problemin më të mprehtë të detektuar vuri në dukje sektorin e mbeturinave, pra pjesën e menaxhimit të integruar dhe rajonal të mbeturinave. Pastaj informoi se MMJPH është duke punuar intensivisht në atë drejtim dhe se pritet që këto rreziqe të tejkalohen me ngritjen sa më të shpejtë të qendrave funksionale rajonale për menaxhimin e mbeturinave. Përveç menaxhimit të mbeturinave, Oxhaklieska theksoi se MMJPH-ja përpiqet të përmirësojë procedurat administrative që rezultojnë në lëshimin e të gjitha llojeve të licencave, lejeve mjedisore për të parandaluar parregullsitë e mundshme në të ardhmen në operim dhe për të kapërcyer rreziqet e mundshme të korrupsionit.