Makraduli: Dua të siguroj banorët e Kisella Vodës se nuk ka asnjë rrezik

Ohis_havarija_Makraduli_1Pas ngjarjeve të djeshme në rrethin e Ohisit, sot është bërë përsëri inspektim ngaInspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Laboratori AMBIKON i Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, të angazhuar nga gjykata, për inspektim të procesit dhe mënyrës se si është zhvilluar pastrimi.Në inspektim morën pjesë edhe zëvendës Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovski.

“Ajo që është konstatuar është se incidenti është sanuar, falë reagimit të shpejtë të të gjitha institucioneve përkatëse. Bëhet fjalë për një proces të pastrimit të 11 llojeve të kimikateve, i cili zgjat 9 muaj. Të gjitha kimikatet që janë mbledhur janë testuar plotësisht, dhe i gjithë klori është hequr dhe larguar, si dhe disa nga mbeturinat e tjera të rrezikshme që janë gjendur në zonën e Ohisit. Gjatë kësaj u theksua se ky është një sistem ku ne e dimë saktësisht se ku përfundojnë të gjitha këto kimikate. Ato ripaketohen dhe eksportohen jashtë vendit si mbeturina. Pasi të jenë grumbulluar dhe përpunuar të dhënat nga të gjitha institucionet përkatëse, do të miratohet një zgjidhje e përshtatshme.

Dua t’i siguroj banorët e Kisella Vodës se nuk ka asnjë rrezik, dhe këtë e demonstrojnë edhe nga matjet nga Laboratori AMBICON, të bëra me një PID detektor për komponenta organike të paqëndrueshme i cili tregoi se nuk ka koncentrime të monomer metril akrilat në zonën e objektit ” thekësoi Makraduli..