Takimi konsultativ me sektorin civil për Draft – Ligjin për kontrollin e emetimeve industriale

Sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit jetësor, mbajti takim konsultativ për miratimin e Ligjit të ri për kontrollin e emetimeve industriale me qëllim të zhvillimit të një procesi gjithëpërfshirës gjatë transpozimit të rregullativës evropiane në legjislacionin tonë.

Консултативен состанок со граѓанскиот сектор за Нацрт - Законот за контрола на инд

 

Takimi ishte pjesë e aktiviteteve përgatitore për hartimin e Ligjit për kontrollin e emetimeve industriale, dhe me qëllim që në këtë fazë të hershme të përgatitjes së zgjidhjes së re ligjore të dëgjohen dhe të inkorporohen vërejtjet dhe propozimet e organizatave të shoqërisë civile, të cilat si palë e interesuar, përmes debatit të sotëm do të kontribuojë në përmirësimin e Draft – Ligjit.

Zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalën e saj hyrëse tha se për Qeverinë e RMV-së dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor prioritet më i lartë është transparenca dhe natyrisht debati dhe komunikimi i rregullt dhe thelbësor me organizatat e shoqërisë civile, të cilat përmes propozimeve të tyre mund të kontribuojnë shumë për përmirësimin cilësor të zgjidhjeve ligjore, të cilat miratohen në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Në takimin konsultativ morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga RMV, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor.