Konkurs për shpërndarjen e mjeteve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit jetësor për vitin 2024, aktiv nga data 31 janar deri më 19 shkurt 2024

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin se është shpallur Konkurs i cili rezulton nga Programi i Investimeve në Mjedis për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.12 më datë 18.01.2024).

Në kuadër të Konkursit, kërkesat për shpërndarjen e mjeteve janë bashkangjitur dhe subjektet e interesuara duhet t’i dorëzojnë ato në një nga formularët e dhënë në Shtojcën 1 dhe 2, përkatësisht, sipas aplikantit dhe qëllimit të fondeve.

Dita e fundit e dorëzimit të dokumenteve është 19 shkurt 2024.

 

Programi i Investimeve GAZETA ZYRTARE E RMV-SË nr.12 më datë 18.01.2024 fq. 47-48

Konkurs për shpërndarjen e mjeteve 2024

Deklarata e mosekzistencës së konfliktit të interest – 2024

SHTOJCA 1 – Kërkesë për marrjen e fondeve nga Programi i Investimeve Mjedisore për vitin 2024

SHTOJCA 2 NJQV – Kërkesë për marrjen e fondeve nga Programi i Investimeve Mjedisore për vitin 2024