Kompostimi në shkollë për një mjedis të shëndetshëm

Nxënësit nga SHF Kiro Gligorov, si pjesë e ekipit të udhëhequr nga drejtoresha e shkollës Biljana Bilbilovska dhe mësimdhënësja lëndore, prezantuan rezultatet e projektit “Kompostimi në shkollë për mjedis të shëndetshëm” për të cilin morën mbështetje financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Përkatësisht pas aplikimit të aprovuar, shkolla ka marrë kontejnerë për klasifikim dhe kompostim. Në një cikël, nxënësit e zellshëm nga mbetjet e tyre organike – arritën të fitojnë një produkt përfundimtar –  kompost, të cilin e përdornin për fidanët në oborrin e shkollës.

 - Ky është një shembull i shkëlqyer se si duhet të zhvillohen në mënyrë të duhur zakonet dhe qëndrimi ndaj mbeturinave edhe tek më të vegjlit – vuri në dukje ministri Nuredini, duke theksuar se ky shembull duhet të ndahet dhe të shumëfishohet edhe në shkollat e tjera.