Edhe këtë vit MMJPH-ja do t’i bashkohet aksionit vullnetarë PASTRIM GJENERAL FUNDJAVE

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e kompanisë ‘’Man and mountain ’’ nga Shkupi.Generalka_vikend

Domethënë, kompania ‘’Man and mountain ’’ së bashku me “PAKOMAK” dhe organizatën qytetare “Zero mbeturina”, janë organizatorë të aksionit të madh vullnetar ekologjik në vendin tonë, të quajtur “Pastrim gjeneral fundjave”. Qëllimi i këtij aksioni tashmë tradicional vullnetar është ngritja evetëdijes së publikut për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave, duke u përpjekur në këtë mënyrë të kontribuojë për një mjedis më të bukur, më të shëndetshëm dhe më të pastër.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që nga fillimi i vitit 2021 e mbështet aksionin vullnetar të Pastrim Gjeneral Fundjave, prandaj edhe këtë vit do të ndihmojë me gjithë zemër për organizimin dhe realizimin e tij.

Këtë vit aksioni do të realizohet nga 12 deri më 14 maj në 50 komuna, ku do të marrin pjesë më shumë se 10.000 vullnetarë të cilët do të grumbullojnë dhe selektojnë mbeturina. Në kuadër të aksionit, për çdo 10 kilogramë mbeturina të grumbulluara do të mbillet nga një fidan, që sigurohen nga “Pyjet Kombëtare” në përputhje me programet e tyre vjetore të pyllëzimit, ku vitin e kaluar u mbollën më shumë se 40.000drunjë.