Po punohet në mënyrë intensive për të përmirësuar rezistencën ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ambasadorja e Zvicrës Veronique Hulmann dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigoryan, morën pjesë në takimin e 5-të të Bordit të Projektit të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” financuar nga Qeveria e Zvicrës, dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.Sostanok_Sukova

Në takim u bë një pasqyrë e aktiviteteve të realizuara në vitin e kaluar dhe u prezantuan planet për vitin e ardhshëm.Sostanok_Sukova_1

Projekti është shumëvjeçar, shumëkomponent dhe kompleks. Në vitin 2023, u realizuan disa aktivitete në kuadër të komponentëve të ndryshëm të projektit. Në pjesën e zbatimeve të masave për rezistencën urbane u elaboruan përpjekjet për pastrimin e rrjetit atmosferik në qytetin e Gostivarit dhe ndërtimin e rrjetit atmosferik në qytetin e Tetovës, në pjesën e stabilizimit të rrëshqitjeve u prezantuan projektet e realizuara: stabilizimi i rrëshqitjes në Senakos, stabilizimi i rrëshqitjes në Lomnicë, stabilizimi i rrëshqitjes në Leshnicë të Poshtme, stabilizimi i rrëshqitjes në Staro Sellë, stabilizimi i rrëshqitjes në Pirok dhe Jelovjanë dhe stabilizimi i rrëshqitjes në MHEC Pena.Sostanok_Sukova_2

Në kuadër të komponentit të tretë, pyllëzimi si masë kundër erozionit, sipërfaqja totale e pyllëzuar deri në vitin 2023 është 41 ha, dhe NP Pyjet Kombëtare siguruan 5000 fidanë për pyllëzim në Pakun Kombëtar të Sharrit me një sipërfaqe prej 2 ha në Sellcë, që do të zbatohet në vitin aktual. Gjithashtu u prezantuan aktivitetet e planifikuara për vitin aktual. Projekti është zbatuar vazhdimisht që nga viti 2017 dhe Zvicra ka siguruar mbi 13 milionë dollarë për realizimin e tij.Sostanok_Sukova_3

Pikëpamja e përbashkët ishte se qëndrueshmëria e projektit dhe mbrojtja e popullsisë dhe mjedisit në këtë rajon, i cili është jashtëzakonisht i ekspozuar ndaj rreziqeve të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe fatkeqësive të tjera natyrore, mund të arrihet vetëm me përfshirjen maksimale të të gjitha palëve të interesuara, veçanërisht autoritetet lokale dhe popullata nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe zhvillimit të shprehive dhe sjelljeve pozitive lidhur me menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e pyjeve etj.